Interneti ofron mundësinë e marrjes së njohurive të shumta nga shtëpia apo puna.

Për të zhvilluar aftësitë tuaja në gazetari dhe për të qëndruar në kontakt me tendencat më të fundit në fushën e medies, ju mund të shfrytëzoni kurset online, të hapura për një publik të gjerë, të ashtuquajturat MOOCs.

Këto kurse, të cilat mund të jenë falas ose me pagesë, kërkojnë të regjistroheni në një datë të caktuar për t`i ndjekur ose ju lejojnë t`i ndiqni në çdo kohë. Pas ndjekjes së tyre mund të merret edhe një certifikatë.

MOOCs në pjesën më të madhe përgatiten nga universitete të njohura botërore apo institute të specializuara në fusha të ndryshme.

Ju mund t`i gjeni në faqe si Coursera, FutureLearn, EDX, Poynter News University, OpenSap, SchoolEducationGateway, Udemy etj.

Zakonisht, këto kurse online janë të përbëra nga video të shkurtra, të regjistruara dhe leksione të shkruara, të cilat shihen dhe ndiqen hap pas hapi. Ato, gjithashtu, ofrojnë provime dhe pyetësorë për ata që i ndjekin.

Disa kurse online gazetarie që mund të ndiqen në çdo kohë: