Fotografia: Klevis Paloka

Të jetosh si “skifter” jashtë Shqipërisë

Nga F.L.

Skifteri është një nga shpendët më të shpejtë në botë. E sheh prenë, e studion mirë dhe hidhet në sulm, e grabit dhe këtu mbyllet cikli i tij i gjahut. Prej vitesh edhe unë jam një “skifter”.

E mora këtë rrugë për shumë arsye. E para është vështirësia ekonomike e papunësia, edhe pse unë kam mbaruar studimet e larta për Ekonomik. Por, këtu është e pamundur të gjesh punë dhe e vetmja rrugë që më mbeti ishte të bëhesha “skifter”, por jashtë Shqipërisë.

U bashkova me dy shokë dhe vendosëm të ndërmarrim këtë lloj rruge të vështirë. Premë biletat dhe më pas u nisëm me avion drejt destinacionit tonë, Italisë. Atje na priste një shok tjetër që kishte shtëpinë ku do të qëndronim për disa muaj.

Në fillim sillemi si turistë për të mos rënë në sy.  Më pas organizohemi përvjedhjet që do të bëjmë. Hera e parë ishte shumë e vështirë dhe për të bërë këtë lloj pune të fëlliqur duhet të kesh kurajë. Studiuam një banesë dhe natën u nisëm për ta vjedhur.

U futëm nga dritarja e katit të parë, pasi e hapëm me mjetet tona të punës. Arritëm të merrnim disa vlera monetare dhe bizhuteri.

Skifterët nuk zgjohen me gjelat, dita jonë fillon vonë

 Dita jonë fillon nga ora dy e pasdites, pasi deri në atë orë flemë që të bëhemi gati për punën më pas. Pasi zgjohemi, gatuajmë në shtëpi që të mos biem në sy dhe të mos ngjallim dyshimete policia.

Më pas studiojmë vendin ku do shkojmë për të vjedhur.

I hipim makinës dhe shkojmë te vendi. Por, para se të nisim “punën”, hyjmë në një bar, pijmë nja dy dopio whiskey (uiski). Ebëjmë këtë,me qëllim që,edhe nësekapemi nga policia, të deklarojmë se jemi të dehur dhe nuk e dimë se çfarë kemi bërë.

Presim, sa të bjerë nata, dhe i afrohemi shtëpisë që do vjedhim.

Nëse banesa është në kat të parë, hyjmë nga dritarja, por, nëse banesa është më lart,hipim nëpërmjet tubave deri në katin e katërt dhe hyjmënë objektin që ndodhet më afër, që mund të jetë ndonjë ballkon ose dritare, pastaj shohim nëse ka njeri brenda. Nëse s`ka, fillojmë kontrollin e shtëpisë, derisa të gjejmë diçka,pará ose ndonjë bizhuteri.

Pasi kryejmë vjedhjen, shkojmë në klub (klub muzike), me femra, pijmë disa gota dhe më paskthehemi në shtëpi.

Kjo është rutina, derisa të mbledhim një sasi të konsiderueshme parash për t’u kthyer në Shqipëri, por mund të kthehemi edhe më parë, nëse e kuptojmë që policia po na ndjek.

Koka bën, koka pëson, kjo punë do “këllqe”

Kjo lloj pune ka shumë vështirësi, sepse mund ta pësosh gjatë ngjitjes nëpër tuba, pasi ata mund të shkulen, por mund edhe të biesh nga pallati për shkak të frikës. Mund të ketë njerëz në shtëpi dhe, për shkak të largimit me shpejtësi, duhet të hidhemi nga një lartësi e madhe, sepse banorët lajmërojnë policinë dhe ajo vihet në ndjekje.

Për të mos u kapur nga policia, ne duhet të largohemi sa më shpejt drejt makinës që po na pret. Për fat të mirë, unë akoma nuk kam pësuar ndonjë aksident dhe shpresoj të mos më ndodhë asnjëherë. Vazhdoj të jem “skifter”…

 *F.L., është një25-vjeçar nga Laçi. E bën këtë “punë” prej disa vitesh, por tregon se nuk do ta bënte në Shqipëri.  Ka mbaruar studimet për Ekonomik, por nuk ka punuar asnjëherë në këtë fushë. Vazhdon të jetë “skifter”, pavarësisht seka ardhur përkohësisht pranë familjes.

Fotografia: Klevis Paloka